Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Del video e vjedhjes së shekullit/ Momenti kur hajdutët futen në muze

Del video e vjedhjes së shekullit/ Momenti kur hajdutët futen në muze

20:38, 25/11/2019
A+ Aa A-

Kjo mund të jetë një nga vjedhjet më të mëdha në histori. Kasaforta Jeshile në Dresden të Gjermanisë, një prej koleksioneve më të pasur në Europë, u grabit gjatë natës.

Gazeta BILD shkruan se prej saj mund të jenë marrë pasuri me vlerë mbi 1 miliard euro.

Por si u vodh një prej koleksioneve të artit më të mëdha në Europë, në një kohë kur drejtuesi i muzeut krenohej se ata janë të blinduar si baza Fort Knox?

Sipas BILD, hajdutët kanë shkatërruar fillimisht kutinë e energjisë së muzeut poshtë urës Augustus. Më pas kanë hyrë brenda nga një dritare.

Këto pamje në video tregojnë momentin kur hajdutët futen brenda dhe marrin prej aty të paktën tre sete me stoli të shtrenjta.

Megjithatë hajdutët duket se e kanë bërë një gabim. Edhe pse ata kishin ndërprerë energjinë elektrike, nuk e dinin se një kamera përgjimi i ka fiksuar.

BILD shkruan se autorët ishin trupvegjël. Ata janë larguar më pas me një limuzinë.

Kasaforta Jeshile është e famshme në mbarë botën. Për fat, Diamanti Jeshil, një gur i çmuar 41-karatësh, i cilësuar si kryevepra e muzeut, nuk ndodhej aty pasi po ekspozohet në Nju Jork.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco