Dy shqiptarë bëjnë për spital policin grek

Dy shqiptarë bëjnë për spital policin grek

12:16, 24/11/2019
A+ Aa A-

Dy shqiptarë dhe një grek janë ndaluar nga policia, pasi kanë dhunuar një polic.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Melissia, Atika, Greqi.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, punonjësi i policisë ka dashur të ndalojë tre të dyshuarit, por këta të fundit e kanë dhunuar, duke e bërë për spital.

Në ndihmë të policit kanë ardhur, kolegët e tij, të cilët më pas kanë ndaluar dy shqiptarët dhe grekun.

Ende nuk dihen arsyet se pse ndodhi ngjarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leonard24/11/2019 13:36

Eh hallall u qofte o çuna

Shto koment

Denonco