VIDEO/ Shpejtësi e çmenduri në rrugë. Ja çka ndodhur natën në Tiranë

VIDEO/ Shpejtësi e çmenduri në rrugë. Ja çka ndodhur natën në Tiranë

10:41, 24/11/2019
A+ Aa A-

Policia rrugore e Tiranës ka vijuar edhe mbrëmë kontrollet në kryeqytet.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale policia bën me dije se kontrollet me radar  janë kryer në Sauk-Teg-Kashar.

‘Shpejtësi të frikshme deri ne 173 km/h në rrugën e Tegut në orën kur fluksi i mjeteve ishte i plote.

Për 5 orë kontroll me radar u pezulluan 16 patenta per shpejtesi nga 135 km/h deri ne 173 km/h.

Ndërkohë 5 prej drejtuesve te automjeteve te konstatuar me shpejtësi, pas alkooltestit rezultuan edhe nen efektin e alkoolit ne mase qe varionte nga 0.30 mg/l deri 0.44 mg/l

Nje kombinim sa i frikshem aq dhe i rrezikshem per sigurine rrugore dhe ate publike, nje automjet qe drejtohet nga drejtues nen efektin e alkoolit dhe mbi normat e lejuara, eshte nje rrezik potencial per vete drejtuesin e mjetit dhe kedo qe perdor rrugen’, njofton policia.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë një 17-vjeçar humbi jetën, ndërsa 3 të tjerë u plagosën në rrugën Tiranë-Elbasan, në këtë aks te rreth-rrotullimi i TEG-ut. Kristjan Vasili po bënte gara së bashku me disa miq të tij, në momentin kur u përplas me një makinë të parkuar në anë të rrugës.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco