Kush është 56-vjeçari nga Dibra që u përplas për vdekje në 'Rrugën e Kombit'

Kush është 56-vjeçari nga Dibra që u përplas për vdekje në 'Rrugën e Kombit'

17:45, 23/11/2019
A+ Aa A-

Një person ka humbur jetë si pasojë e një aksidenti, të regjistruar pasditen e sotme në autostradën Milot-Rrëshen. 

Sipas asaj që mëson Syri.net, automjeti i drejtuar nga shtetasi Armand Ndreca ka përplasur këmbësorin e identifikuar si Mentor Farruku, 56 vjeç, nga Dibra.

56-vjeçari u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por humbi jetën gjatë rrugës.

Çfarë thotë policia në informacionin e saj paraprak:

Rreth orës 16:45 , në autostradën Milot- Rreshen, tek "Rrethrrotullimi i Milotit", automjeti tip "Benz"  me drejtues shtetasin A.N., banues në Mirditë, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesi  i automjetit shtetasi A.N. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. 
 
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin  e shtetasit të aksidentuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco