‘I forti’ dhunon inspektorët, ngjarja përplas institucionet

‘I forti’ dhunon inspektorët, ngjarja përplas institucionet

13:57, 23/11/2019
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit dhe Drejtoria e Institutit të Shëndetit Publik janë përplasur lidhur me gjobitjen e një lokali luksoz në Elbasan, për shkelje të ligjit anti-duhan. Policia njoftoi më herët se kishte proceduar tre inspektorë të ISHP me akuzën e vendosjes së gjoba fiktive. E gjitha për një gjobë 3 mln lekë të vjetra ndaj një biznesi bar-kafe.

Nga ana tjetër, ISHP akuzon policinë për manipulimin e ngjarjes. Sipas ISHP, biznesi në fjalë është gjobitur konform ligjit për duhanpirje në ambientet e mbyllura. Inspektimi është kyer nga inspektorët e Drejtorisë Rajonale Elbasan Esida Mile, Ardian Muça si dhe kryeinspektori Hektor Musaraj.

Mirëpo, me gjobën nuk është pajtuar pronari i lokalit, Elton Kila. Ky i fundit ka shkuar në ambientet e ISHP Elbasan dhe pas kërcënimeve që të shfuqizohej gjoba, ka goditur kryeinspektorin Hektor Musaraj dhe inspektorin Ardian Muça, raporton gazeta Mapo. Ky i fundit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Elton Kila është një kontigjen i njohur për policinë e Elbasanit pasi ka qenë i dënuar për trafik droge. I riu nga Elbasani njihet edhe për jetën luksoze pasi vazhdimisht viziton vende ekzotike si dhe përdor automjete super të shtrenjta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco