Gjykata i lë në burg, Bajrët: Po na e bën Anton Martini

Gjykata i lë në burg, Bajrët: Po na e bën Anton Martini

13:40, 23/11/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masat e sigurisë për anëtarët e grupit “Bajri”. Gjykata ka dhënë masën “Arrest me burg” për: Safet Rustemi (Bajri), Ilir Rustemi, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Behar Bajri, Sirjan Alija (në kërkim), Jorida Murati (arrest shtëpie). Me masë “detyrim paraqitje”: Senad Halluni, Florine Hoxha, Mira Nikaj.

Në seancën e sotme Behar dhe Safet Bajri i cilësuan sajesa akuzat ndaj tyre.

“Mos na mbani pa të drejtë. Gjithçka e kemi nga Anton Martini. Janë akuza të sajuara. Duan të na mbajnë në burg me çdo kusht”, janë shprehur të pandehurit, Behar dhe Safet Bajri.

Anton Martini ka qenë drejtues i Prokurorisë së Shkodrës para disa viteve. Anëtarët e grupit Bajri u arrestuan pas operacionit të koduar ‘OAZ’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco