Policia e Kosovës publikon fotot: Na ndihmoni t'i gjejmë kush janë, dyshohen për vrasje

Policia e Kosovës publikon fotot: Na ndihmoni t'i gjejmë kush janë, dyshohen për vrasje

13:25, 23/11/2019
A+ Aa A-

Policia e Kosovës i ka kërkuar ndihmë qytetarëve duke publikuar këto fotografi të dy personave, për të gjetur se cilët janë ata, pasi dyshohet për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, zyrtarit ser në Mitrovicë.

Në njoftim thuhet se “Policia e Kosovës shpall në kërkim dy persona të dyshuar. Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) është duke hetuar rastin e vrasjes z. Oliver Ivanoviç.

Me autorizim të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës publikon fotografitë e dy personave të dyshuar për rastin ‘vrasje’ të datës 16/01/2018 në Mitrovicën Veriut.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për personat e dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës përmes numrit konfidencial të telefonit 080019999, adresen elektronike info@kosovopolice.com ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Publikimi i këtyre fotografive bëhet me qëllim të identifikimit nga ana e qytetarëve, të cilët mund të na ndihmojnë rreth identitetit të këtyre personave të dyshuar," përfundon deklarata.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco