Fusin një luan ilegalisht në Kosovë, brofin Policia dhe Dogana!

Fusin një luan ilegalisht në Kosovë, brofin Policia dhe Dogana!

09:24, 23/11/2019
A+ Aa A-

Restoranti në fshatin Stançiq të Gjilanit është vend atraktiv i njohur për turistë. Kjo për shkak se në oborrin e këtij restoranti mbahen lloj-lloj kafshë të egra ndërsa para dy javësh, këtij vendi iu shtua edhe një luan. Nuk dihet ende se nga erdhi ky luan.

Luani mbahet në kafaz si atraksion turistik, mirëpo ta vizitosh është e pamundur. Punëtorët e këtij restoranti nuk lejuan që televizioni T7 të filmojë kafshën e egër, ndërsa ka dyshime se luani që qëndron këtu është futur kontrabandë.

Këto dyshime i ka ngritur Dogana e Kosovës.

“Sa i përket kësaj çështje dogana dje pas pranimit të informatës nga mediat ka inicuar rastin për hetime nga ana jonë si rast i dyshimtë për kontrabandën.  Gjithashtu dogana do të bashkëpunoj me autoritetet relevante si agjensionin e veterinarisë dhe Policinë e Kosovë”, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës.

Madje, dyshime kanë edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Po, posa kemi pranuar informatën ne si agjenci kemi dërguar inspektoret ne vend ngjarje. Eshte konstatuar se aty gjendet nje luan i cili nuk posedon dokumentacion përcjellës mbi origjinën dhe ne si autoritet kontrollojmë vetëm importet zyrtare, ato qe lajmërohen ne dogane. Ky nuk i eshte nënshtruar kontrollit kufitar. Jemi duke shqyrtuar te gjitha mundësitë qe per fatin e kafshës te vendosim ne baze te ligjeve ne fuqi”, ka thënë Lamir Thaçi, nga AVUK

Por, të kundërtën e kësaj e pohon menaxheri i këtoj restoranti. Megjithëse ai nuk deshi të flasë para kamerës, tha se i ka të gjitha dokumentacionet e nevojshme që vërtetojnë se luanin e morën në mënyrë të ligjshme.

Ndërkohë, disa nga banorët e zonës kanë pasur fatin që ta shohin tashmë këtë kafshë që mbase më parë nuk është hasur në Kosovë. Reagim për mbajtjen e luanit pati edhe nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve. Ata kërkuan nga institucionet shtetërore që ta largojnë luanin nga ai vend sa më shpejt që munden.

REAGON AVOKATI ARIANIT KOÇI NE FB:

"Luani i Gjilanit si po e quajnë kollokvialisht, është sjellë në Kosovë në kundërshtim me nenin 10 të Ligji Nr. 02/L-10 Per perkujdesjen ndja kafsheve, i cili në mënyrë eksplicite e ndalon importimin, shitjen apo mbarështimin e kafshëve agresive, që mund të paraqesin rrezik për sigurinë dhe shëndetin e njeriut apo kafshëve tjera.

Për më tepër, në shikim të parë po shihet që kafsha e egër po mbahet në kushte të tmerrshme - në një kafaz që nuk ka hapësirë të mjaftueshme as për një qen!

Krejt kjo po bëhet haptazi, në sy të publikut, AVUK -ut dhe Policisë.

Urgjentisht, sonte duhet të filojë procedura e konfiskimit të luanit - dhe të vazhdohet me proceduren e dergimit në ndonjë azil. Ka Evropa azile për luane!

Përndryshe, një rast i ngjashëm ka ndodhur në Shqipëri. Luani i Shqipërisë, është konfiskuar dhe derguar në Holandë, por nuk ka mbijetuar gjatë. Ka qenë shumë i abuzuar.

P.s.
Luani mund t’i falet ndonjë kopshti zoologjik, nëse veç nuk e merr ndonjë azil!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco