Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

‘Më detyroi i dashuri shqiptar’/ Gjykata nuk e beson trafikanten

‘Më detyroi i dashuri shqiptar’/ Gjykata nuk e beson trafikanten

09:19, 23/11/2019
A+ Aa A-

Një e akuzuar për trafik deklaroi në gjyq se i dashuri i saj gangster nga Shqipëria e detyroi që të merrej me këtë punë.

Anglezja Samantha Wainwright, 34 vjeç, tha se Vladimir Denaj kërcënoi se do i lëndonte mamanë e sëmurë me kancer nëse nuk trafikonte emigrantë në Kent.

Ajo tha se Denaj e detyroi që të sillte kushërinjtë e tij përmes Tunelit të Kanalit në Folkestone.

Sipas saj, i dashuri e dhunoi, duke i thyer qafën dhe shpinën. Megjithatë nuk solli prova mjekësore.

Policia kufitare e arrestoi anglezen verën e shkuar teksa trafikonte dy shqiptarë në bagazhin e makinës.

Në fund gjykata tha se pretendimet e saj janë të pabesueshme dhe e dënoi me 2 vite e gjysmë burg.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco