‘Infermierja’ e Bajrëve u takua me kreun e bandës në Holandë

‘Infermierja’ e Bajrëve u takua me kreun e bandës në Holandë

09:10, 23/11/2019
A+ Aa A-

Banda e Bajrëve në Shkodër nuk merrej vetëm me trafiqe, por kishin krijuar një shtet paralel, përgjegjës për çështje të ndryshme, që nga sporti e deri te universiteti.

Së fundim është mësuar se tentakulat e bandës ishin shtrirë edhe mbi spitalin e Shkodrës.

Pikërisht për të vendosur ndikimin përmes kërcënimeve dhe frikës, Bajrët kishin punësuar aty në mënyë fiktive jnë ‘infermiere’.

Ajo quhet Jorida Murati dhe është arrestuar dy ditë më parë.

Sipas policisë, 32-vjeçarja ishte punësuar me porosi të Behar Bajrit, i njohur si kreu i bandës.

Sipas burimeve nga Policia, hetimet për përfshirjen e “infermieres” në grupin “Bajri” nisën pas një takimi mes saj dhe Behar Bajrit, në Holandë, kur ai mbahej në paraburgim derisa u ekstradua në Shqipëri në fund të muajit korrik.

Të njëjtat burime thanë se pas informacioneve të marra nga autoritetet holandeze, Policia shqiptare ka mësuar se 32- vjeçarja Jorida Murati është takuar me Behar Bajrin në burg në një vizitë si e afërme e tij. Mes tyre ka pasur një takim që ka zgjatur afro 3 orë dhe nga përgjimi janë zbuluar të dhëna për hetimet. Dyshohet se Bajri i ka dhënë një letër me porosi, të cilat më pas Murati i ka zbatuar kur është kthyer në Shqipëri.

Sipas Policisë, drejtuesi i grupit, Behar Bajri, ushtronte ndikim të paligjshëm në Spitalin Rajonal Shkodër, me qëllim që shtetasja Jorida Murati, të punësohej formalisht si infermiere në këtë spital dhe në të njëjtën kohë përfitonte nga kreditimi i pagës. Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas dhe 8 të tjerë, në bashkëpunimin dhe me njëri-tjetrin, kanë përfituar shuma parash nëpërmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco