Drejtonin ‘fabrikën më profesionale të drogës që ishte parë'/ Burg për dy shqiptarët në Angli

Drejtonin ‘fabrikën më profesionale të drogës që ishte parë'/ Burg për dy shqiptarët në Angli

21:15, 22/11/2019
A+ Aa A-

Drejtonin një fabrikë droge me vlerë mbi 550 mijë dollarë, arrestohen dy shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Policia britanike zbuloi se thuajse të gjitha dhomat e një shtëpie në Quinton, në Birmingham, përdoreshin për rritjen e kanabisit, përveç kuzhinës, ndërsa në pranga përfunduan Rajmond Dani, 24 vjeç dhe Adrian Gollakij, 29 vjeç, shkruan "Birmingham Mail".

Dy shqiptarët, emigrantë të paligjshëm në ishull,. janë dënuar me 18 muaj burg pasi pranuan akuzën për kultivimin dhe prodhimin e drogës.

Policia hyri me dhunë në banesën e tyre në Hagley Road West në 12 shtator të këtij viti.

Njëri prej oficerëve të policisë është shprehur se, "shte formacioni më i madh dhe më profesional’ i drogës që kishte parë gjatë 20 viteve të tij të punës..."
 
Gollakij u arrestua në kopshtin e pasmë pasi u përpoq të ikte ndërsa Dani u gjet në korridor.

Oficerët gjetën gjithsej 541 bimë së bashku me një qese të madhe kanabisi.

https://www.birminghammail.co.uk/news/midlands-news/two-jailed-helping-run-quinton-17263886?utm_source=Facebook&utm_medium=social&utm_campaign=birmingham_crime&fbclid=IwAR347T8BLEOAp8ROeKvvsmmwM12ReTOjyvD14OFBTcKAao71D1PexZjdWc8

Rajmond Dani:

Image

Adrian Gollakij

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco