Detaje të reja/ Plagosja në mbrëmje, para se ta qëllonin viktima u ....

Detaje të reja/ Plagosja në mbrëmje, para se ta qëllonin viktima u ....

20:06, 22/11/2019
A+ Aa A-

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e vona të pasdites në qytetin e Rubikut ku një person mbeti i plagosur rëndë.

Sipas të dhënave më të fundit, persona të paidentifikuar kanë ndaluar shtetasin Frederik Leka dhe pasi e kanë rrahur, e kanë qëlluar me dy plumba, një në shpatull dhe tjetrin në këmbë

Frederik Leka është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Mirditë/ Informacion paraprak
Në vendin e quajtur "Rreth i Eperm" Mirditë,në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F.L., 26 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës,Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco