EMRAT/ U rrahën barbarisht në makinë, kush janë personat e plagosur

EMRAT/ U rrahën barbarisht në makinë, kush janë personat e plagosur

19:24, 22/11/2019
A+ Aa A-

Janë zbardhur emrat e dy personave, të cilët mbetën viktimë e një dhune barbare pasditen e sotme në Korçë, ku një grup personash, midis të cilëve edhe dy vëllezër, sulmuan një automjet tip Benz duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e mjetit dhe sikundër mësohet, plagosën edhe një person tjetër.

Sipas të dhënave më të fundit, të plagosur në këtë ngjarje kanë mbetur Arben Rakipi, i lënduar rëndë dhe Orges Moraiti, i lënduar më lehtë.

Ndërkohë që dy vëllezërit dhunues janë Andrea dhe Dionis Diamanti.

Ngjarja sikurse është bërë e ditur ka ndodhur në Unazën e qytetit e Korçës.

Një grup personash kanë sulmuar një mjet tip Benz me targa AA 285 CS, duke rrahur barbarisht drejtuesin e mjetit.

Qëllimi i dhunuesve ka qenë konfliktimi me një tjetër person, por në pamundësi për ta kapur atë kanë dhunuar shokun e tij që nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Një nga personat e përshirë në ngjarje është dorëzuar në polici, ndërsa personat e tjerë janë në kërkim.

                                                                                

                                                                               

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco