Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Vidhet një makinë në dy ditë/ Ja zonat dhe markat më të pëlqyera nga grabitësit e makinave në Tiranë

Vidhet një makinë në dy ditë/ Ja zonat dhe markat më të pëlqyera nga grabitësit e makinave në Tiranë

18:26, 22/11/2019
A+ Aa A-

Vetëm gjatë muajit korrik në Tiranë sipas Policisë së Shtetit janë vjedhur 150 makina.

Në ciklonin e grabitësve kanë qenë automjetet luksoze, ndërsa zbulueshmëria thuhet se ka qenë pothuajse zero.

Po sipas statistikave në 10 muajt e fundit janë grabitur një makinë në dy ditë.

Në fokusin e grabitësve përgjithësisht janë mjetet luksoze, vlera e të cilave në treg shkon nga 50-100 mijë euro.

Preja më e pëlqyer e grabitësve janë makinat e emigrantëve, ndërsa Tirana mban rekordin.

Zonat ku grabitësit veprojnë janëto ku përgjithësisht nuk ka ndriçim si ambientet ku nuk ka kamera sigurie.

Markat më të pëlqyera nga grabitësit janë  “Mercedes-Benz”, “Range Rover” “BMË” dhe “Audi”.

Zonat më problematike nga Policia e Shtetit janë identifikuar  “Zogu i Zi”, “Stacioni i Trenit”, rruga “Myslym Shyri”, “ish-Blloku”dhe “21-Dhjetori”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco