Arrestohet marangozi shqiptar, ja çfarë iu gjet në dhomën e gjumit

Arrestohet marangozi shqiptar, ja çfarë iu gjet në dhomën e gjumit

16:54, 22/11/2019
A+ Aa A-

Policia italiane ka arrestuar një marangoz shqiptar, pasi këtij të fundit iu gjet në dhomën e gjumit 1.5 kg drogë.

Arrestimi ndodhi në Abbiategrasso. Polici hyri në banesë për një kontroll rutinë, por nervozizmi i marangozit shqiptar dhe gruas së tij krijoi dyshimin se diçka fshihej në banesë.

Dhe dyshimi ka rezultuar i vërtetë.

Pas një kontrolli të imtësishëm, 40 vjeçarit shqiptar iu gjet jo vetëm lënda narkotike por edhe 950 euro, falë qenëve antidrogë. Në dhomën e gjumit u gjetën tre pako me marijuanë për një peshë totale prej 1.5 kg.

Një pjesë e drogës ishte fshehur në një zonë të kopshtit dhe tjetra në tavanin e dhomës së gjumit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco