100 mijë euro nën kofano/ Kapen dy shqiptarë, kapot e trafikut në Francë

100 mijë euro nën kofano/ Kapen dy shqiptarë, kapot e trafikut në Francë

16:02, 22/11/2019
A+ Aa A-

Dy shqiptarë, të moshave 20 e 30 vjeç, janë arrestuar nga policia franceze në një tunel në Malin e Bardhë, në Francë. Nën kofanon e makinës iu është gjetur një ‘mal’ me parà-100 mijë euro-fituar nga trafiku i drogës.

Dy trafikantët, të dyshuar si kapo të rrjetit të drogës në Alta Savoia, mbaheshin prej kohësh nën mbikëqyrje nga policia e Annecy.

Me udhëtime të shpeshta nga Franca në Shqipëri, dy shqiptarët pastronin paratë e shumta që fitonin nga droga me blerjen e makinave luksoze.

Autoritetet thonë se ata kanë blerë të paktën 30 makina në 18 muajt e fundit.

Në një operacion të ngjashëm, mbyllur të martën, policia franceze ka arrestuar dy persona të tjerë të konsideruar si ‘operatorë financiarë’ të të njëjtit rrjet droge.

Gjatë kontrollit të banesave, policia gjeti një sasi droge gati për t’u hedhur në treg me vlerë thuajse gjysmë milion euro.

Dy trafikantët kishin në shtëpi një kile e gjysmë heroinë shumë të pastër dhe 160 gramë nga e njëjta lëndë gati për përdorim; një kile e 600 gramë kokainë, një kile e 100 gramë produkte përzierjeje dhe 60 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco