Zbardhet ngjarja në Kavajë/ Pse përfunduan në spital fëmijët

Zbardhet ngjarja në Kavajë/ Pse përfunduan në spital fëmijët

12:54, 22/11/2019
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e Kavajës. Katër fëmijë kanë shfaqur shenja helmimi në një shkollë në Golem.

Fillimisht u raportua se ata janë dërguar në spitalin e Kavajës me shenja intoksikimi. Ndërkohë dy ambulanca nga Tirana u nisën drejt Golemit.

Burimet për SYRI TV thanë se fëmijët kanë qenë duke luajtur me një spraj, nga ata që përdoren për vetëmbrojtje.

Dy djem dhe dy vajza janë përfshirë në lojën e rrezikshme, duke ia drejtuar njëri-tjetrit sprajin.

Ata janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja alarmoi autoritetet arsimore dhe shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco