Interpoli arreston në Durrës, një anëtar të organizatave kriminale italiane

Interpoli arreston në Durrës, një anëtar të organizatave kriminale italiane

08:43, 22/11/2019
A+ Aa A-

Falë Interpolit, Policia e Durrësit ka arrestuar Skënder Jusufin, 66 vjeç, nga Durrësi, person i  shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për trafik drogash të forta dhe organizatë kriminale. Jusufi u arrestua në kuadrin e operacionit "Ekstradimi" zhvilluar nga Policia e Durrësit dhe Interpol Tirana.

Sipas Policisë, ai do të ekstradohet në Itali, ku ishte në kërkim për trafikim të drogave të forta dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Cagliarit,Itali, me vendimin Nr.7855/17, datë 17.07.2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Drogë, Kokainë, Organizatë kriminale” parashikuar nga Kodit Penal Italian.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco