Nuk ndalen azilkërkuesit: 1700 shqiptarë aplikuan vetëm në shtator, 15 mijë që nga janari

Nuk ndalen azilkërkuesit: 1700 shqiptarë aplikuan vetëm në shtator, 15 mijë që nga janari

07:45, 22/11/2019
A+ Aa A-

Ndonëse kanë normën më të lartë të refuzimit të kërkesave dhe jetojnë në një vend që nuk ka luftë apo konflikte etnike, asgjë nuk i ndal shqiptarët që të përplasen dyerve të Europës si azilantë. Edhe në muajin shtator aplikimet për azil për herë të parë nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë njohur rritje sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Mbrojtjes Europiane për Azilantët.

Gjatë periudhës janar-shtator numri i tyre u rrit me 21% në krahasim me një vit më parë. Në total për 9 muajt e parë të këtij viti kanë aplikuar për herë të parë edhe 15,469 shqiptarë të tjerë, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i aplikimeve ishte 12,835. Vetëm muaji shtator ka pasur 1,734 aplikime të reja, duke shënuar një rritje prej 14% në raport me muajin e kaluar.

Shqipëria renditet në 10 vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve në Europë, së bashku me vende si Pakistani, Turqia, Iraku, Kolumbia, Irani dhe Nigeria, por vendi i vetëm europian.

Vetëm gjatë muajit shtator numri i përgjigjeve negative nga ana e autoriteteve ishte 1321, ndërsa vetëm 57 kërkesave iu dha statusi i refugjatit. Autoritetet përkatëse në BE vlerësuan në shtator se vetëm 47 prej kërkesave duhet të përfitojnë azil. Kjo tregon normën e ulët të pranimeve të kërkesave nga shqiptarët. Aplikantët gjeorgjianë dhe shqiptarë kishin nivelin më të ulët të njohjes (përkatësisht 3% dhe 6%) midis 10 vendeve kryesore të origjinës, shkruhet në raportin mujor. Megjithatë, ka ndryshime në vendet e ndryshme të  Bashkimit Europian, në lidhje me nivelin e njohjes për të njëjtin vend origjine./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xufe22/11/2019 08:08

Nuk do ketë rënje të azilkërkuesve shqiptarë sa të jenë Edi Drama dhe rilindja në qeveri sepse misioni i tyre është vjedhja e pasurive të shqiptarëve,kthimi i Shqipërisë në diktaturë me kapjen e të gjitha institucioneve,varfërimin i vendit dhe zbrazja e vendit nga rinia e pjesa aktive e shoqërisë. Kto po i bën më së miri sepse nuk ka kush ta ndalë, shqiptarët janë zhgenjyer edhe nga opozita prandaj vetëm vazhdojnë e largohen pafundësish dhe kjo do vazhdojë sa të jetë Edi Drama kryeministër.

Shto koment

Denonco