VIDEO/ Shpërthen makina në ecje e sipër në Tiranë, panik te banorët

VIDEO/ Shpërthen makina në ecje e sipër në Tiranë, panik te banorët

20:03, 21/11/2019
A+ Aa A-

Një makinë është shkrumbuar nga flakët pak minuta më parë, pranë Universitetit Bujqësor në Kamëz.

Mësohet se mjeti tip Volkswagen “Sharon” drejtohej nga një i ri rreth 18-vjeç i cili ka konstatuar se diçka nuk shkonte më sistemin e drejtimit të mjetit, ndërsa ka zbritur nga makina ku për pak sekonda është ndjerë shpërthimi i saj e më pas përfshirja nga flakët, raporton Faxweb.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e zjarrëfikëses të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në mjetin që është shkatërruar plotësisht.

Shpërthimi i fuqishëm i mjetit ka shkaktuar panik te banorët e zonës, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbadhjen e plotë të rethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco