Pamje të rënda/ I riu masakrohet në mes të Beratit, por askush nuk ndërhyn

Pamje të rënda/ I riu masakrohet në mes të Beratit, por askush nuk ndërhyn

19:56, 21/11/2019
A+ Aa A-

Pamje të rënda publikon Jeta osh Qef, ku shihet se si disa të rinj dhunojnë barbarisht një bashkëmoshatarin e tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Beratit dhe siç shihet në videon e mëposhtme, tre djem tërheqin zvarrë viktimën në mes të rrugës dhe e godasin me grushte e shkelma, pa pikë mëshire.

Ndonëse i riu rrëzohet në tokë pranë një makine, një prej djemve vijon ta godasë me grushte e shkelma në kokë e fytyrë, derisa mbetet e lë pa ndjenja.

Pamjet janë vërtetë të rënda, ndërsa qytetari tregon se tre djemtë e përfshirë në sherr sot janë në gjendje të lirë.

Ajo që të bën përshtypje është se asnjë prej kalimtarëve të shumtë që kaluan në rrugë nuk ndërhyri për t’i ndarë, përveç një të riu, i cili pasi u kërcënua dhe u detyrua të tërhiqet.

Sipas denoncuesit, mendohet se i riu që ra pre e dhunës barbare është kamarier, ndërsa sherri dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

"Pershendetje JOQ! Ky sherr ka ndodhur para 3 ditesh ne qytetin e Beratit, ndersa sot djemte jane ne gjendje te lire. Eshte dicka shume e tmerrshme. Nuk i njoh personalisht djemte. Djali qe eshte goditur eshte kamarier me aq sa me thane ndersa sherri mendohet se ka ndodhur per motive te dobeta", thuhet në mesazhin e qytetarit që ka dërguar videon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco