'Ergi, ka 3 vjet tuj vëzhgu yjet që bien nga qielli, nana pret një nuse që kurrë s'do të vijë...' Dashair Dini tek vendi ku prehet i biri, Ergi

'Ergi, ka 3 vjet tuj vëzhgu yjet që bien nga qielli, nana pret një nuse që kurrë s'do të vijë...'

11:08, 21/11/2019
A+ Aa A-

“Ka tre vjet tuj vëzhgu yjet që bien nga qielli”...”ka tre vjet që nana jote përgatit një dasëm e pret një nuse që kurrë s’do të vijë”. - Këto janë vargjet e prekshme të gazetarit Dashamir Dini, kushtuar të birit të tij Ergi Dini që i mungon prej tre vjetësh, pasi humbi jetën në një aksident tragjik.

Prindi i vrarë dhe zemërthyer ka tentuar që t’u përcjellë të rinjve një mesazh për të mbrojtur veten nga aksidentet, sepse bashtë me ta kur vdesin,, vdesin shpirtërisht edhe prindërit e tyre dhe kjo poezi e tregon më së miri vuajtjen e thekshme.

ERGIT, NË 3-VJETORIN E LARGIMIT...

ERGIT, KUNDËR AKSIDENTEVE

Ka 3 vjet
që ditët e mija të përcëlluara nga malli
janë nxi
e janë ba muzgje.

Ka 3 vjet
që rri i varur
në litarin e durimit,
tuj vëzhgu
yjet që bien nga qielli,
me shpresë
se njeri nga ata
je Ti,
që po kthehesh.

Ka 3 vjet
që Nana jote,
e përhumbur
nën vellon e bardhë
të një endrre të lashtë nënash
përgatit një dasëm
e pret një nuse....
që kurrë s'do të vijë.

Unë endem e endem
qiejve te verbër të netëve,
per me mujt me gjet
Yllin e shuar të Fatit Tand,
e me ndez
edhe një herë
me flakët e mallit...

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco