Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Djali është arratisur’/ Si u grabitën 300 mijë euro në Milot

‘Djali është arratisur’/ Si u grabitën 300 mijë euro në Milot

09:57, 21/11/2019
A+ Aa A-

“Djali juaj është arratisur nga burgu, kemi ardhur ta kërkojmë”. Kështu janë shprehur tre persona, kur u paraqitën në shtëpinë e Taf Shabanit në Fushë-Milot.
Në banesë ndodhej vetëm e moshuara e shtëpisë, Hume Shabani.

Pasi kanë hyrë brenda, ata kanë arritur të marrin nga kasaforta një shumë prej 300 mijë eurosh.

E moshuara thotë se njëri prej tyre e ka hequr maskën, por ajo nuk e ka njohur për shkak se ka probleme me shikimin.

Ajo thotë se e ka kuptuar se ishte grabitje, por nuk reagoi për shkak të frikës së mos e dhunonin.

Kurse kryefamiljari Taf Shabani thotë se janë marrë kursimet e djemve nga puna në emigracion.

Gazeta Panorama shkruan se djali i familjes, Xhevahir Shabani është marrë me aktivitet kriminal në Itali.

Atij i është bërë një atentat me armë zjarri në Tiranë në vitin 2015.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco