Lënda plasëse ishte vendosur në ballkonin e katit të dytë, detaje nga shpërthimi në Gjirokastër

Lënda plasëse ishte vendosur në ballkonin e katit të dytë, detaje nga shpërthimi në Gjirokastër

09:13, 21/11/2019
A+ Aa A-

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në banesën e familjes Tola në fshatin Shtëpëz të Gjirokastrës mbrëmjen e kaluar, fatmirësisht pa pasoja fatale për jetën e njerëzve por që ka shkaktuar tronditje të madhe tek banorët.

Shpërthimi ndodhi dje rreth orës 21:00, në banesën e Fadil Tolës, ndërsa policia ka marrë në pyetje familjarët dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në ballkonin e katit të dytë të banesës dhe ka shkaktuar dëme të shumta familjare.

Xhamat e banesës janë thyer dhe ka pasur dëmtime në mure. Ndërkaq familjarët kanë thënë paraprakisht për policinë se nuk kanë asnjë konflikt.
Dyshohet se lënda plasëse ka qenë tritol dhe policia dyshon për një mesazh paralajmërues por nuk ka ende një pistë konkrete për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco