Shpërthimi i tritolit në banesë, ja përse dyshohen djemtë e pronarit të banesës

Shpërthimi i tritolit në banesë, ja përse dyshohen djemtë e pronarit të banesës

22:05, 20/11/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Shpënzë të Gjirokastrës, ku banesës së shtetasit Fadil Tola iu vendos tritol.

Sipas raportimeve, shkak për këtë ngjarje dyshohet se është bërë aktiviteti i djemve të Fadil Tolës.

Këta të fundit dyshohet se janë përfshirë në aktivitete kriminale dhe u sulmuan për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Djemtë e familjes Tola mësohet se janë kontigjent i njohur për policinë, pasi rezultojnë persona me precedent penal në trafikimin e narkotikëve.

Shpërthimi në banesën e familjes Tola ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme.

Fillimisht u dëgjua një zhurmë e madhe dhe më pas u mësua se një sasi tritoli shpërtheu.

Nga shpërthimi nuk pati të plagosur por dëme të konsiderueshme materiale.

Policia Gjirokastër/ Informacion paraprak.

Njoftohemi se në fshatin Shtëpëz, njësia administrative Cepo, në banesen e shtetasit F.T. ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë, ka dëme materiale, nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje ka shkuar grupim hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco