EMRAT/ Arrestohen ‘skifterat’ shqiptarë, ja telefonata që i zbuloi në mesnatë

EMRAT/ Arrestohen ‘skifterat’ shqiptarë, ja telefonata që i zbuloi në mesnatë

20:14, 20/11/2019

Dy hajdutë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi vodhën një banesë në Villapinta, një qytezë pranë Montes.

Shqiptarët kishin provuar më herët të kryenin edhe një grabitje në Ardenno.

Ndërkohë që dyshohen për vjedhje të tjera në Sondrio në fillim të muajit.

Në prangat e policisë përfunduan 45 vjeçari Gon Bilaci dhe 24-vjeçari Adelaj Dylja.

Të dy këta persona ndodheshin me qëndrim të parregullt në Itali.

Policia ra në gjurmët e shqiptarëve të hënën pasdite. Një telefonatë nga dhëndri i një gruaje të moshuar, e cila kishte pikasur shqiptarët të hynin në banesë, ka vënë në lëvizje forcat e rendit.

Edhe pse nuk mundën të grabisin banesën, pak momente më vonë grabitësit shqiptarët kryen një grabitje tjetër.

Ku përveç xhevahireve dhe sendeve me vlerë, ata arritën të grabisin edhe një armë, çka e bënte edhe më të rrezikshëm aksionin e policisë.

Hajdutët shqiptarë u arrestuan në flagrancë, ndërsa ishin vënë në shënjestër të policisë që prej fillimit të nëntorit, kur për herë të parë mbërritën në provincën e Sondrio duke ngjallur vëmendjen e forcave të rendit.

Ata kishin mbërritur me dy vetura në zonë dhe pasi u shfaqën sërish disa ditë më parë, vëzhgimi ndaj tyre u rrit.

Shqiptarët dyshohen për dy vjedhje të tjera të bëra vetë më 1 nëntor, këtë herë në Sondrio.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco