Truproja shqiptar i këngëtareve të famshme kapet me 560 kg drogë

Truproja shqiptar i këngëtareve të famshme kapet me 560 kg drogë

20:03, 20/11/2019
A+ Aa A-

Një organizatë që merrej me trafikun e drogës, e përbërë nga shqiptarë dhe grekë, është goditur nga policia fqinje.

Në krye të kësaj organizate ishte një shqiptar 36-vjeçar, ndërsa një nga të arrestuarit shqiptar ishte truproja i dy këngëtareve të famshme greke. Atij iu kapën në banesë 560 kg drogë.

Këngëtaret nuk e dini që truproja, që kishin punësuar për të ruajtur dhomat e tyre të zhveshjes, ishte i lidhur me trafikun e drogës. Po kështu as biznesmenët që kishin në pronësi lokalin.

Sipas newsit.gr, organizata ishte një çështje familjare, pasi ajo përfshinte një nënë me djalin dhe vëllain e saj, të gjithë nga Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco