Vajza italiane martohet me trafikantin shqiptar, ja surpriza e pakëndshme që zbuloi policia

Vajza italiane martohet me trafikantin shqiptar, ja surpriza e pakëndshme që zbuloi policia

18:53, 20/11/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Itali, ku personazh është bërë një shqiptar trafikant droge dhe një shtetase italiane, e cila për shkak të një borxhi të pashlyer që kishte ndaj shqiptarit të akumuluar nga droga ishte detyruar nga ky i fundit të lidhej në martesë me qëllim që shqiptari të merrte nënshtetësinë italiane.

Zbulimi ështyë bëë nga policia italiane që ka dyshuar që në fillim lidhur mbi këtë martesë.

Mediet italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një shqiptar 42-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Po sipas mediave vajza nga Brescia kishte akumuluar një borxh prej 1 mijë eurosh, pasi i kishte blerë kokainë shqiptarit por nuk dinte si ta shlyente.

Për të shlyer borxhin ishte menduar që të kryhej martesa me shqiptarin, të cilit do t’i jepte edhe shtetësinë italiane në këmbim të parave.

Gjithçka ishte e mirë organizuar deri në detaje, duke filluar nga ceremonia në bashki, dëshmitarët, të cilët ishin miqtë e vajzës.

Këta nuk ishin të vetëdijshëm për atë që po ndodhte.

Policia lokale në bazë të disa informatave që kishte marrë filloi të hetonte martesën e dyshimtë.

Nga njëra anë, një burrë që ishte martuar një herë. Nga ana tjetër, një vajzë që është fejuar vetëm për pak kohë. Në mes trafikimi i kokainës. Këto ishin tri lidhjet që hodhën në sulm policinë ku arrestoi shqiptarin, ndërsa nusja dhe nipi i tij u përpoqën të arratiseshin drejt shtëpisë.

Policia mundi ti përgjonte ata dhe u shkoi në shtëpi. Nga kontrolli i shtëpisë u gjetën dhe sekuestruan më shumë se një kilogram e fshehur në një çantë shpine, dy çeqe prej 1.200 euro dhe 3.000 euro para të thata.

Gruaja dhe nipi i saj tashmë janë transferuar në burg në dispozicion të hetimeve të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco