Ndjekje si nëpër filma/ Shqiptari bën për spital policin, ja çfarë iu gjet në makinë

Ndjekje si nëpër filma/ Shqiptari bën për spital policin, ja çfarë iu gjet në makinë

17:38, 20/11/2019

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pas një ndjekje të gjatë, ku për pak operacioni mund të përfundonte keq për të dyja palët.

Shqiptari u duk në fillim sikur iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar, por më pas ka rritur shpejtësinë duke ia mbathur.

Me një Fiat Punto, shqiptari 22 vjeçar dhe dy bashkëpunëtorët e tij, i kanë dhënë jetë një ndjekje si nëpër filma në zonën e Citta Studi në Milano.

Gjithçka filloi të martën në orën 16.25.

Në këtë orë një patrullë e policisë pikas tre burrat të cilët në fillim shtiren sikur ndalojnë, më pas djegin çdo semafor të mundshëm.

Në rrugën Lomonaco, 22 vjeçari shqiptar ndalon për të zbritur bashkëpunëtorët e tij dhe më pas pas fillon ndjekja në këmbë.

Më pas një agjent me makinë mundet të bllokojë dy personat e tjerë në makinë. Ndërsa në krahun tjetër ndjekja shkon keq për agjentin i cili humbi jo vetëm gjurmët e drejtuesit shqiptar të makinës, por i duhet të shtrohet në spital për 7 ditë.

22 vjeçari shqiptar, mësohet se ishte i jashtëligjshëm në Itali.

Gjithasesi ai u arrestua më pas për rezistencë ndaj zyrtarit publik dhe bashkë me bashkëpunëtorët e tij për përsëritje të veprave penale. Në brendësi të makinës u gjetën edhe sende të vjedhura gjatë grabitjes së një apartamenti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco