'Jemi shokët e djalit'/ Grabitet banesa në Milot, vidhet shuma e madhe

'Jemi shokët e djalit'/ Grabitet banesa në Milot, vidhet shuma e madhe

08:46, 20/11/2019
A+ Aa A-

Në orët e mbrëmjes së kaluar, tre persona janë futur në banesën e Taf Shabanit në Fushë-Milot.

Në banesë ndodhej e zonja e shtëpisë. Sipas informacioneve të para, ata janë prezantuar si shokët e djalit në Itali. Pasi kanë hyrë në katin e dytë të banesës, ata kanë zbërthyer kasafortën ku dhe ndodheshin paratë.

Pasi kanë marrë paratë dhe disa sende me vlerë ata janë larguar. Sipas zonjës së shtëpisë, ishin tre persona dhe ajo nuk i njihte, pasi ka probleme me shikimin.

Ata më pas janë larguar dhe është lajmeruar i zoti shtëpisë dhe policia e Kurbinit.

Sipas Taf Shabanit vlera e lekëve është shumë e madhe dhe kanë qenë të fshehura në kasafortë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco