Vrasja e 32-vjeçarit në Bulqizë/ Familjari zbulon detajin e fortë: Një banor i fshatit...

Vrasja e 32-vjeçarit në Bulqizë/ Familjari zbulon detajin e fortë: Një banor i fshatit...

20:37, 19/11/2019
A+ Aa A-

Ka kaluar një vit nga gjetja e trupit të pajetë të 32-vjeçarit Artur Lleshi në një tunel në fshatin Gjuras të Bulqizës, por ende nuk është gjetur autori i vrasjes.

I afërmi i viktimës, Njazi Lleshi hedh dyshime se 32-vjeçarin mund ta ketë vrarë një banor në fshatin Gjurë, emrin e të cilit nuk e bën të ditur.

“Pas 9 muajsh ai është gjetur 100 metër thellë në tunel i mbuluar. Dyshimet tona janë që është një bashkëpunëtor prej katundit që mund ta ketë bërë këtë veprim dhe ne kërkojmë që ky person të zbulohet”, deklaron i afërmi i viktimës, raporton News 24.

Sipas tij, shpresat për drejtësi nga shteti janë shuar. Ai pohon se organet përgjegjëse nuk po bëjnë asgjë për gjetjen e autorit të vrasjes së Artur Lleshit.

“Unë e kërkoj si kushëri, të më ndihmojnë të gjendet autori i kësaj ngjarjeje. Policia e ka mbyllur çështjen. Nuk kam besim tek policia”, deklaroi Lleshi.

32-vjeçari Artur Lleshi humbi kontaktet me familjaret e tij në prill të 2018. Artur Lleshi ishte nisur drejt Maqedonisë ku punonte prej 3 vitesh në Gostivar si çoban por nuk u kthye më.

Pak muaj më vonë më 30 dhjetor të 2018, trupi i 32-vjeçarit u gjet i pajetë nga banorë të zonës dhe me shenja plumbash në një tunel të fshatit Gjuras të Bulqizës.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco