'Masakër' ndaj këmbësorëve në rrugët e Shqipërisë, katër viktima në pak ditë

'Masakër' ndaj këmbësorëve në rrugët e Shqipërisë, katër viktima në pak ditë

18:46, 19/11/2019

Një grua e moshuar humbi jetën pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë-Thumanë, ndërsa po kalonte në rrugë.

Ky është aksidenti i disatë me vdekje në pak ditë në rrugët e Shqipërisë, ku viktima mbetën kembësorët.

Vetëm ditën e sotme janë shënuar të paktën 3 aksidente ku në qendër janë këmbësorët. Në orët e mëngjesit në Kamëz urbani përplasi një të moshuar, ndërsa në Vlorë në orët e pasdites një automjet përplasi një drejtuese biçiklete duke e lënë të plagosur rëndë.

Vetëm në 10 ditët e fundit janë 12 aksidente, ku viktima kanë mbetur këmbësorët ose drejtuesit e biçikletave, ku janë të paktën 4 viktima dhe 8 të lënduar rëndë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco