Përplaset nga furgoni, ndërron jetë këmbësorja

Përplaset nga furgoni, ndërron jetë këmbësorja

18:20, 19/11/2019
A+ Aa A-

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në orët e fundit në rrugët e Shqipërisë.

Një këmbësore ka humbur jetën në aksin rrugor Fushë-Krujë Thumanë, pasi është përplasur nga një drejtues mjeti.

Krujë/Informacion Paraprak

Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, mjeti tip fugon, me drejtues shtetasin I.M., 21 vjeç,ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen S.B., 65 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e  shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco