40 mijë euro kokainë në makinë/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin në Itali

40 mijë euro kokainë në makinë/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin në Itali

16:35, 19/11/2019
A+ Aa A-

Policia e Bolzanos në Itali ka arrestuar një shqiptar me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

39-vjeçari, rezident në Modena, u ndalua për një kontroll në autostradën Bolzano Sud iu gjetën edhe 1500 euro cash.

Por gjatë kontrollit të imtësishëm të makinës së shqiptarit iu gjet edhe një sasi kokaine me vlerë tregu 40 mijë euro.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari gjatë kontrollit nga policia e ‘tradhtoi’ një radio makinë, raporton Syri.net.

Instalimi i radios në makinë bëri që policia të ngrinte dyshimet, ndërsa gjatë kontrollit brenda saj u gjet edhe sasia e lëndës narkotike.

Ndonëse nuk bëhet i ditur identiteti i tij, mediat italiane raportojnë se shqiptari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë italiane, pasi ka qenë edhe më parë i arrestuar për krime drogë.

http://radionbc.it/droga-arrestato-bolzano-corriere-albanese/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco