Aksidenti në Tiranë, autobusi përplas të moshuarën

Aksidenti në Tiranë, autobusi përplas të moshuarën

09:59, 19/11/2019
A+ Aa A-

Një e moshuar mbeti e plagosur mëngjesin e sotëm në kryeqytet pasi u përplas nga një autobus. 

Ngjarja ka ndodhur orës 09:15 në rrugën e “4 Dëshmorët”, ku automjeti me drejtues shtetasin J. L, ka përplasur këmbësoren B. Ç.

Si pasojë e përplasjes, 72-vjeçarja është dërguar në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 09:15 në rrugën e “4 Dëshmorët” automjeti me drejtues shtetasin J. L, ka përplasur këmbësoren B. Ç.,72 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja shtetasja B. Ç, është dërguar në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i autobusit shtetasi J. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco