VIDEO/ ‘Pyjet’ me kanabis të shqiptarëve habisin policinë

VIDEO/ ‘Pyjet’ me kanabis të shqiptarëve habisin policinë

18:29, 18/11/2019
A+ Aa A-

E përditshmja britanike, The Guardian, shkruan sot se policia spanjolle ka arrestuar gjashtë shqiptarë dhe ka sekuestruar 16 mijë rrënjë kanabis.

Zbulimi i befasishëm u bë pasi policia nisi gjashtë muaj më parë për një grup shqiptarësh, të cilët vidhnin makinat e shitjes së cigareve në rajonin e Aragonit në Spanjë.

Por oficerët zbuluan se grupi i shqiptarëve kishte ngritur kampe të posaçme dhe kultivonte kanabis në shkallë të gjerë.

Dy plantacione të mëdhenj u zbuluan në mesin e pyjeve me pisha.

Shqiptarët kishin prerë pishat dhe kishin mbjellë kanabis.

Policia tha se kampet e ngritura ofronin çdo shërbim për bimët. Shqiptarët bënin roje ditë e natë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco