Dosjet në makinën e Ndojt nuk janë ato që vodhën në Prokurorinë e Durrësit, sot del nga spitali

Dosjet në makinën e Ndojt nuk janë ato që vodhën në Prokurorinë e Durrësit, sot del nga spitali

12:46, 18/11/2019
A+ Aa A-

Burime nga grupi hetimor, i cili që prej datën 1 nëntor heton në lidhje me dosjen e atentatit ndaj prokuririt Arjan Ndoj, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut, kanë konfirmuar se dokumentat e gjetura në automjetin e prokurorit të Durrësit, nuk kanë lidhje me ata të vjedhura muaj më parë në Prokurorinë e Durrësit.

Më herët dhe vetë Ndoj në një komunikim me mediat nga spitali i Durrësit kishte mohuar vërtetësinë e këtij lajmi që qarkulloi me shpejtësi në media, duke u shprehur se nëse kjo do të ishte e vërtetë do ishte arrestuar mënjehërë nga autoritetet.

Të njëjtat burime deklarojnë se akoma janë në pritje të rezultateve të analizave të ADN-së, të cilat akoma nuk kanë mbërritur, shkruan ora neës.

Gjithashtu, dy të plagosurit, Arjan Ndoj dhe Aleksandër Laho pritet të dalin gjatë ditës së sotme nga Spitali Ranonal i Durrësit, pasi gjendja e tyre është përmirësuar.

Ndërkohë shoferi i prokurorit, Andi Maloku, humbi jetën në spitalin e Traumës disa ditë pas atentatit pasi nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të marra.

Nga hetimet e deritanishme, në prangat e policisë ka përfunduar vetëm një autor i dyshuar, Redjan Rraja, i cili është lënë nën masën "arrest me burg".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco