Kejvina Kthella sërish te Krimet e Rënda për një tjetër arsye

Kejvina Kthella sërish te Krimet e Rënda për një tjetër arsye

09:56, 18/11/2019
A+ Aa A-

Disa ditë më parë u mësua se Kejvina Kthella, ishte shoqëruar në polici  për t’u marrë në pyetje në lidhje me atentatin e ndodhur ndaj prokurorit Arjan Ndoj në Shkozet.

Velina dyshohet të ketë lidhje me nipin e deputetit të PS-së, Redian Rraja, i cili dyshohet si një nga autorët e atentatit ndaj kryeprokurorit të Durrësit.

Modelja u mbajt në polici për gati 10 orë aty ku tregoi edhe deklaratën e saj.

Por së fundmi modelja është parë sërish në dyert e Prokurorisë, këtë herë me zgjedhjen e saj.

Kejvina ka shkuar pasi ka dorëzuar kërkesë penale me objekt “kthim të sendeve të sekuestruara”.

‘A2’ raporton se ajo kërkon t’i kthehet celulari i saj, i cili u sekuestruar nga prokurorët e Krimeve.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco