Aksident i frikshëm në Fushë Krujë - Milot/ Të plagosurit me urgjencë drejt Tiranës

Aksident i frikshëm në Fushë Krujë - Milot/ Të plagosurit me urgjencë drejt Tiranës

19:24, 17/11/2019
A+ Aa A-

Një aksident i frikshëm është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Fushë Krujë-Milot.

Siç raportohet, 3 automjete janë përfshirë në aksident, një model “Mercedes Benz” dhe një “Audi”.

Benzi  është me targa AA 080 ZI. Audi me targa AA 381 UH, ndersa makina tjetër e përfshirë në aksident, me targa AA 242 KJ

Sipas policisë, shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave me të cilën udhëtonte makina tip Audi dhe një tentativë e gabuar për parakalim.

Sipas informacioneve paraprake, tre  persona janë plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco