Sherri për pronën, plagoset mbesa. Nipi bën shoshë me kallashnikov makinën e xhaxhait/ Si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri për pronën, plagoset mbesa. Nipi bën shoshë me kallashnikov makinën e xhaxhait/ Si u parandalua ngjarja e rëndë

18:03, 17/11/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje që mund të rezultonte tragjike u parandalua në kohë ditën e djeshme nga Policia e Tiranës. Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin për pronën në fshatin Maknor të Pezës e për pasojë ka mbetur e plagosur lehtë vajza e njërit prej tyre.

Ndërsa djali i vëllait tjetër ka qëlluar me armë drejt makinës së xhaxhait. Fatmirësisht, ngjarja u mbyll pa pasoja të rënda dhe shërbimet e Komisariatit Nr.6 arrestuan 58-vjeçarin Petrit S., i cili dyshohet se i ka shkaktuar dëmtime gjatë përleshjes mbesës së tij, vajzës së vëllait.

Policia do të deklaronte dje se, ka shpallur në kërkim djalin e të arrestuarit, 20-vjeçarin Endri S., si autor i dyshuar për shkatërrimin e makinës së xhaxhait të tij me armë zjarri, por edhe për kanosjen e tij, po me armë.

NGJARJA

Policia e Tiranës tha dje se reagimi në kohë i shërbimeve të Komisariatit nr.6 parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me pasoja të rënda. Policia arriti të arrestojë një 58-vjeçar, i cili, gjatë konfliktit për motive pronësie me të vëllain, dhunoi fizikisht mbesën.

Ndërsa u bë shpallja dhe në kërkim e djalit të 58- vjeçarit, i cili gjatë konfliktit dëmtoi mjetin e xhaxhait, duke e qëlluar me armë zjarri. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 arrestuan në flagrancë shtetasin Petrit S., 58 vjeç, banues në fshatin Maknor, në Pezë të Tiranës.

Policia tha zyrtarisht dje se, në fshatin Maknor, i arrestuari Petrit S. është konfliktuar për motive pronësie me vëllain e tij, shtetasin Xhevdet S. dhe gjatë konfliktit ka dhunuar fizikisht mbesën e tij, vajzën e Xhevdetit, duke i shkaktuar lëndime në trup. Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij, shtetasit Endri S., i cili gjatë konfliktit ka thyer xhamat e mjetit të xhaxhit, shtetasit Xhevdet S., pasi ka qëlluar në drejtim të mjetit me armë zjarri.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale ‘Dhunë në familje’ në ngarkim të shtetasit Petrit S. dhe veprat penale ‘Shkatërrim prone’, ‘Kanosje’, ‘Prishje e qetësisë publike’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve’, në ngarkim të shtetasit Endri S.”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

NJOFTIMI I POLICISË

“Reagimi në kohë i shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.6 parandalon përshkallëzimin e një konflikti me pasoja të rënda. Policia vë në pranga një 58-vjeçar, i cili, gjatë konfliktit për motive pronësie me të vëllain, dhunoi fizikisht mbesën. Shpallet dhe në kërkim djali i 58-vjeçarit, i cili gjatë konfliktit dëmtoi mjetin e xhaxhait, duke e qëlluar me armë zjarri. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 arrestuan në flagrancë shtetasin P. S., 58 vjeç, banues në fshatin Maknor, në Pezë Tiranë.

Në fshatin Maknor, ky shtetas është konfliktuar për motive pronësie me vëllain e tij, shtetasin Xh. S., dhe gjatë konfliktit ka dhunuar fizikisht mbesën e tij (vajzën e shtetasit Xh. S.), duke i shkaktuar lëndime në trup. Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij, shtetasit E. S., i cili gjatë konfliktit ka thyer xhamat e mjetit të xhaxhit (të shtetasit Xh. S.), pasi ka qëlluar në drejtim të mjetit me armë zjarri”, tha dje zyrtarisht Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco