Atentati ndaj prokurorit/ Kejvina Kthella te Krimet e Rënda

Atentati ndaj prokurorit/ Kejvina Kthella te Krimet e Rënda

16:45, 17/11/2019
A+ Aa A-

Pasi dha shpjegime për llogari të hetimit të atentatit të 1 nëntorit në Shkozet ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy të tjerëve, modelja Kejvina Kthella “troket” në dyert e Gjykatës për Krimet e Rënda.

Vajza e showbiz-it shqiptar ka depozituar një kërkesë penale me objekt “kthim të sendeve të sekuestruara”.

Sipas asaj që raporton A2 CNN, Kthella kërkon kthimin e aparatit telefonik celular, i cili i është sekuestruar nga prokurorët e Krimeve të Rënda.

Pas atentatit të 1 nëntorit pranë “Mbikalimit të Shkozetit”, ku u plagos prokurori Arjan Ndoja bashkë me një shtetas tjetër dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku, modelja Kejvina Kthella u shoqërua në polici për t’u marrë në pyetje.

Emri i saj lidhej me të arrestuarin për atentatin Redjan Rraja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco