Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Prokurori Ndoja pyetet sërish nga hetuesit: Nuk kam konflikte me Rrajën

Prokurori Ndoja pyetet sërish nga hetuesit: Nuk kam konflikte me Rrajën

14:52, 17/11/2019
A+ Aa A-

Prokurori Arjan Ndoja ka dhënë sërish shpjegime përpara hetuesve në lidhje me mundësinë që ai dhe i plagosuri tjetër, të kenë konflikte me të arrestuarin, Redjan Rraja.

Panorama shkruan se Ndoja dhe Rrumi janë pyetur në spital, por kanë theksuar sërish se nuk kanë konflikte me Rrajën.

Dentisti nga Fushë Kruja është i vetmi i arrestuar për ngjarjen e rëndë.

Mediat kanë spekuluar se Rraja mund të jetë pjesë e një grupi që kryen vrasje me pagesë.

Mësohet se tre prokurorët e Krimeve të Rënda kanë marrë disa herë në pyetje të dy të plagosurit, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho. Ata i qëndrojnë deklaratave të dhëna edhe më parë për hetuesit duke mohuar konfliktet, jo vetëm me Rrajën, por edhe me persona të tjerë.

Ndërkohë që prokurori ndodhet në spital, dy efektivë të policisë së komisariatit të Durrësit qëndrojnë pas dere prej 17 ditësh, duke pasur nën mbikëqyrje gjithë vizitat. Pak ditë pas atentatit humbi jetën shoferi i prokurorit, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco