Ndeshja e sotme me Francën, zbulohen ku shkuan 10 mijë biletat që nuk dolën në shitje

Ndeshja e sotme me Francën, zbulohen ku shkuan 10 mijë biletat që nuk dolën në shitje

13:34, 17/11/2019
A+ Aa A-

Ndeshja Shqipëri-Francë është padyshim kryefjale ditë së sotme. 17 nëntori do të stampohet në memorien e futbolldashësve shqiptar si dita ku do të inaugurohet stadiumi i ri kombëtar. Presidenti i UEFA-s, Alekdandër Ceferin do të jetë prezent për të pagëzuar këtë impiant sportiv me parametra bashkëkohorë për futbollin tone.

Përpara se të nisë sfida, do të zhvillohet një koncert muzikor, ku do të marrin pjesë këngëtarët më të njohur në vend. Nga FSHF-ja konfirmohet se janë shitur të gjitha biletat, me stadiumin që ka një kapacitet prej 21.700 vendesh.

Afro 10 mijë bileta nuk kanë dalë në treg, pasi janë shpërndarë nga vetë qeveria e futbollit tone për të ftuarit e shumtë dhe kompaninë që ndërtoi stadiumin. Për këtë takim historik për futbollin shqiptar në tërësi do të marrin pjesë një sërë personalitetesh kombëtare dhe ndërkombëtare.

 Kujtojmë se në tribunat e stadiumit me te ri ne vendin tone në shenjë vlerësimi për figurat e këtij sporti në Shqipëri janë emërtuar “Qemal Stafa”, “Panajot Pano”, “Fatmir Frashëri” dhe “Vasillaq Zëri”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco