Tërmeti shkund Tiranën, sizmiologu: Mund të ketë lëkundje më të vogla

Tërmeti shkund Tiranën, sizmiologu: Mund të ketë lëkundje më të vogla

10:54, 17/11/2019
A+ Aa A-

Një tjetër tërmet i fuqishëm lëkundi Tiranën para disa minutash, duke rikthyer frikën te qytetarët.

Tërmeti u ndje edhe në Durrës.

Sizmiologu Rexhep Koçi në një lidhje telefonike për ‘News24’ tha se nuk mund të përjashtohet fakti se mund të ketë të tjera lëkundje, por në intensitet të ulët.

“Sot është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.7, 23 km në veri të Tiranës. Punonjësit tanë do të nxjerrin dhe parametrat e tërmetit dhe magnitudën e tij. Deri tani këto të dhëna disponojmë. Do të ketë një numër të kufizuar tërmetesh, por edhe mundet mos të ketë”, pohoi sizmiologu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco