Operacioni në Nikël, vihen në pranga dy personat e kërkuar. Emrat dhe akuza

Operacioni në Nikël, vihen në pranga dy personat e kërkuar. Emrat dhe akuza

10:08, 17/11/2019

Të akuzuar për organzimim e kultivimit të kanabisit në një zonë të Pukës janë arrestuar nga polcia dy perosna.

Pak ditë më parë është arrestuar edhe një person tjetër që akuzohet për të njëjtën çeshtje.

Agron Bami 33 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë dhe Gezim Ndoj 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë jane personat qe jane vene ne pranga nga policia.

“Pas hetimeve proaktive të kryera nga Policia e Pukës, në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim dhe me shtetasin J. Gj. (i arrestuar 2 ditë më parë) dyshohen si autorë të veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, ndodhur në vitin 2018 në Fushë Arrëz , si dhe për “Armëmbajtje pa leje”. njofton policia.

Ja njoftimi i policisë:

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Krujë në vijim të operacionit “Lokalizimi” në fshatin Nikël, Krujë, u bë kapja dhe ndalimi edhe i dy shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim:

A. B. 33 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë dhe G. N. 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë.

Pas hetimeve proaktive të kryera nga Policia e Pukës, në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim dhe me shtetasin J. Gj. (i arrestuar 2 ditë më parë) dyshohen si autorë të veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, ndodhur në vitin 2018 në Fushë Arrëz , si dhe për “Armëmbajtje pa leje”

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco