Kapen 3.500 kg drogë/ Arrestohen 6 shqiptarë në Spanjë

Kapen 3.500 kg drogë/ Arrestohen 6 shqiptarë në Spanjë

23:06, 16/11/2019
A+ Aa A-

Jo vetëm në Itali, Greqi, Holandë apo Britani e Madhe. Rastet e shqiptarëve të arrestuar si pasojë e përfshirjes në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës prekun e dhe Spanjën.

Gjashtë shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë spanjolle gjatë një operacioni të organizuar mëngjesin e kësaj të shtune.

Aksioni i realizuar në qytetin e Murillo de Gállego Y Agüero, çoi në sekuestrimin e rreth 16 mijë bimëve narkotike marijuanë e ndarë në dy plantacione të ndryshme. Droga është e barasvlershme me rreth 3.500 kilogramë, shkruan portali spanjoll "El Periodico de Aragon"..

Hetimi u drejtua nga Njësia e Drogës dhe Krimit të Organizuar e Madridit, ndërsa në aksion morën pjesë edhe agjentë nga Stacioni Policor i Huescas.

Ndërkohë, emrat e 6 shqiptarëve të prangosur nuk janë bërë ende publikë. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco