Aksident tragjik në Kamëz/ Makina përplas për vdekje 35-vjeçaren

Aksident tragjik në Kamëz/ Makina përplas për vdekje 35-vjeçaren

17:57, 16/11/2019

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në bulevardin Blu, në Kamëz.

Si pasojë e aksidentit, një këmbësore, rreth 35 vjeçe, ka ndërruar jetë.

Mësohet se ajo është përplasur nga një automjet, që drejtohej nga një femër, e cila është shoqëruar në komisariat.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit fatal.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 17:35 në rrugën “Demokracia” në kryqëzim me Bulevardin “Blu”  automjeti me drejtuese shtetasen  B.D, ka përplasur  këmbësoren P. A.,35 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja P. A ka ndërruar jetë. Shtetasja B. D është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco