‘Po grabitet banka’/ Çfarë ndodhi në mëngjes në Tiranë

‘Po grabitet banka’/ Çfarë ndodhi në mëngjes në Tiranë

14:31, 16/11/2019
A+ Aa A-

Tirana fatkeqësisht është e mbushur me endacakë dhe njëri nga ata ka ‘ngritur’ sot në mëngjes shtetin në këmbë.

Rreth orën 04:30 minuta policia ka marrë një njoftim që në zonën e Kombinatit po tentonin që të grabisnin një bankë.

Gjithashtu ka rënë edhe alarmi i bankës, konfirmuan burimet për TCH.

Në vendngjarje ka mbërritur me urgjencë policia dhe zjarrëfiksja, dhe alarmi ka rezultuar fals.

Pasi kanë shuar zjarrin policia ka këqyrur kamerat e sigurisë dhe ka kuptuar që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Gjithsesi nga zjarri i ndezur ka pasur edhe disa dëme ku është krisur xhami i bankës si dhe është nxirë për shkak të tymit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco