FOTO/ Përfshihet në aksident presidenti i klubit të Superiores

FOTO/ Përfshihet në aksident presidenti i klubit të Superiores

08:13, 16/11/2019
A+ Aa A-

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.

Disa makina u përfshinë në këtë përplasje, që fatmirësisht u mbyll pa të lënduar.

Por mësohet se në këtë aksident është përfshirë edhe presidenti i klubit të Skëndërbeut, Ardjan Takaj.

Ai ka qenë duke udhëtuar nga kryeqyteti drejt Durrësit, së bashku me bashkëshorten dhe është përfshirë në një aksident me tre makina të tjera.

Mësohet se nga aksidenti nuk ka pasoja të rënda, përveç dëmeve që ka pësuar makina tip Benz ML e Takajt, shkruan AbcNews.

Asgjë për t’u shqetësuar, sigurisht përveç frikës së krijuar në momentin e aksidentit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco