Sherr i përgjakshëm me shkopinj gome dhe leva hekuri/ 4 shqiptarë të arrestuar në Itali

Sherr i përgjakshëm me shkopinj gome dhe leva hekuri/ 4 shqiptarë të arrestuar në Itali

22:15, 15/11/2019
A+ Aa A-

Një sherr i rëndë ka ndodhur në qytezën e Rutigliano në Itali, ku disa persona janë përfshirë në përplasje të dhunshme ku nuk kanë munguar edhe shkopinjtë e bejsbollit.

Mësohet se katër persona, dy vëllezër në njërin kah e dy në kahun tjetër janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme. Ata kishin lënë të “sqarohen” në Via Montevergine, pranë Via Azezio, shkruan "Il Quotidiano Italiano".

Pjesëmarrësit në sherr kanë marrë lëndime të shumta në trup, ndërsa pas ndërhyrjes së forcave të policisë, në pranga ranë edhe 4 shtetasit shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur.

Skena u pa nga një punonjës i Policisë Lokale, i cili bëri edhe njoftimin në polici. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco